Mejuedhër rikthehet në ring, gjendet akordi me Pakuaion

Flloid Mejuedhër do t’i rikthehet në ring. Boksieri amerikan njoftoi fansat e tij se do të ndeshej përsëri nga boksierit filipinas Mai Pakuaio, me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”. Por, shumë vetë kujtuan se 41-vjeçari po bënte shaka, pasi ai njihet për lojërat e shpeshta dhe mungesës e seriozitetit.

Dueli i fundit e Mejuedhër, ka qenë në gushtin e vitit të kaluar, ku mundi  me nokaut irlandezin Konor Mekgregor, duke çuar rekordin e tij total të karrierës me 50 duele, ku ka regjistruar po vetëm fitore, 24 prej të cilave me Nokaut.

Të ardhurat nga përsëritja e ndeshjes me Pakuaion, priten që t’i kalojnë 100 milionë dollarët, me boksierin amerikan që do të përfitojë 70% të të ardhurave, ndërsa pjesa që mbetet do të kalojë në llogarinë bankare të filipinasit. Javën e ardhshme pritet të konfirmohet data dhe arena e duelit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *