Mejuedhër pranon ftesën e Khabib dhe i çon mesazh kompanive televizive: Bëni gati çekun

0

Gjithçka nisi si një shaka. Ditën e djeshme një mik i afërt i boksierit amerikan postoi një video në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqej Khabib Nurmagomedov, i cili në të qeshur e sipër sfidonte boksierin e pamposhtur në një dyluftim në ring. Nuk ka  vonuar shuëm dhe përgjigja e 41-vjeçarit.

Mejuadhër zgjodhi “Twitter” për t’i bërë të ditur fansave të tij se e pranon ftesës e rusit. Në postimin e tij ai i bën ftesë kompanive amerikane për të bërë gati një çek të majmë për duelin.

“CBS, Shoëtime dhe MGM Grand bëni gati çekun!”, ishte reagimi i parë i Mejuedhër për këtë duel. Duhet theksuar se për duelin midis Mejuedhër dhe MekGregor në gusht të vitit të kaluar, dy sportistët ndanë së bashku një shumë të padëgjuar më parë prej 270 milionë dollarësh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.