Mejuedhër-MekGregor, Në gusht do të zhvillohet beteja e shekullit

0

Pak kohë më parë boksi regjistroi ndeshjen e shekullit, Flojd Mejuedhër-Mani Pakuiao, supersfidë mbi të gjitha për faktin se ishte më e pasura në historinë e boksit.

Natyrisht, shumë njerëz buzëqeshin dhe kujtojnë me nostalgji legjendat e mëdha të boksit profesionist, por tani shifrat që qarkullojnë janë të frikshme dhe kjo bën që ndeshjet e tanishme të etiketohen si më të mëdhatë.

Pas shumë ngacmimesh e privokimesh në distancë, është arritur marrëveshja dhe më 26 gusht do të luhet ndeshja më e çmendur në histori: Flojd Mejuedhër kundër Konor MekGregor, kampioni i botës në boks kundër kampionit të arteve marcisle mikse.

Mejuedhër ka një bilanc 49-0 në karrierë dhe ndonëse në moshë 40-vjeçare, është favorit i madh.

MekGregor është mbreti i arteve marciale mikse, por nuk ka zhvilluar kurrë ndeshje profesioniste boksi dhe vetëm fakti që është 13 vjet më i ri se rivali i jep shpresë.

Natyrisht, nuk i intereson askujt se kush do fitojë, sepse në valle janë 500 milionë dollarë fitime, me dy dueluesit që mund të fitojnë 100 milionë secili.

Në Amerikë çmenden për Mejuedhër, në Britani për irlandezin MekGregor, ndaj e drejta e transnetimit televiziv të sfidës është “lopa e artë” që do të milet mirë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.