Mehmeti: I besuam grupit, te ne funksionuan të gjitha hallkat

Zëvendës-trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, ka qenë i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në “News 24”. Numri 2 i pankinës së kampionëve diskutoi mbi suksesin e skuadrës ku ai punon që prej fillimit të sezonit.

TITULLI – “U bë një punë shumë e madhe që u arrit deri këtu. Duke filluar nga magazienerët, fizioterapistët dhe më pas të stafi teknik, lojtarët dhe drejtuesit. Duhet përgëzuar veçanërisht presidenti, i cili është ndër ata presidentë që nuk ndërhyn kurrë në punët e stafit teknik, ndërsa drejtori ka meritat e tij për mënyrën se si ka menaxhuar skuadrën”.

MUNGESA E SULMUESIT – “Në media të ndryshme është folur shumë për mungesën e një sulmuesi, por nuk e kemi ndjerë. I besuam një treshe të përbërë nga Mala, Bardhi, Asani. Bëmë një lojë grupi dhe ndërtuam një mentalitet fitues”.

RIVALITETI – “Ka qenë një sezon i paparashikueshëm për shkak të diferencave të vogla. Kemi qenë ekipi më agresiv dhe kemi gabuar me pak se të tjerat. Te ne funksionuan të gjitha hallkat, Tifozeri, Staf dhe President, dhe kjo nuk është aspak e lehtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *