Mehmeti bëhet “krutan”, Ndreu: Gati edhe dy firma të tjera!

0

Mbrëmja e ditës së mërkurë ka sjellë përforcimin e radhës te skuadra e Kastriotit. Drejtuesit krutanë kanë gjetuar akordin me mesfushorin e Kamzës, Xhuljo Mehmeti. Sot në mbrëmje, ose nesër, priten dy firma të tjera dhe këtë e konfirmon për SportEkspres.com trajneri i skuadrës krutane, Ramadan Ndreu.

“E kisha piketuar Mehmetin që kur pranova detyrën e trajnerit të Kastriotit. E kam njohur që kur drejtoja Kamzën dhe besoj se ai do ketë kontribut në synimin tonë për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Është një lojtar shumë cilësor dhe te skuadra jonë besoj se vjen si vlerë e shtuar dhe me përvojë”, deklaron trajneri i Kastriotit, i cili tregon se do ketë edhe afrime të tjera.

“Sot ose nesër do kemi dy përforcime të tjera. Jemi në formatimin e skuadrës, pasi dihet që nga Kastrioti janë larguar disa titullarë nga sezoni i kaluar. Të gjitha “gropat” që na janë krijuar po mundohemi t’i plotësojmë. Por, siç edhe e shikoni, Kastrioti synon vetëm lojtarë cilësorë dhe me përvojë, sepse synimi ynë është vetëm ngjitja në Kategorinë Superiore”, mbylli deklarimin e tij trajneri Ramadan Ndreu.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.