“Meguajer më i mirë se De Ligt”, habit analisti anglez

Ish-mesfushori i Anglisë dhe i Totenhemit, Xhermein Xhenas, i ka habitur të gjithë sot me deklaratën e tij. I ftuar në studion e radios “BBC 5, Xhenas tha se Heri Meguajer, mbrojtësi i Leister Sitit, është një lojtar shumë më i mirë se mbrojtësi fenomen i Ajaksit, Matijs De Ligt:

“Mendoj se De Ligt është një lojtar shumë i mirë dhe një talent mjaft premtues. Vetëm 19-vjeç dhe ka aftësi të jashtëzakonshme. Megjithatë, mendoj se Heri Meguajer është një lojtar më i mirë se ai. Nëse jam Mançester Siti, do të synoja firmën e Meguajer e jo të De Ligt.

Te Leister, Meguajer po bën një sezon shumë të mirë. Një mbrojtës shumë i sigurt me topin në këmbë, aftësitë e një mesfushori. I fortë në ajër dhe një lojtar shumë i kompletuar”, u shpreh ish-mesfushori i Anglisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *