Mediokritet në Fier, Lushnja e Kamza kënaqen me “thërrime”

Në një përballje direkte mes rivalësh që luftojnë për mbijetesë, fitorja vlen dyfish, por me sa duket Lushnja e Kamza kanë preferuar rrugën më të shkurtër, nga një pikë që u lëvizin pak renditjen dhe u përmirësojnë moralin.

Në Fier nuk pati asnjë gol dhe rastet ishin aq të pakta, saqë dukej si një stërvitore verore, me dy skuadra që vrapuan pak dhe keq.

Kamza vinte nga ndeshja e mirë kundër Skënderbeut, por nuk tregoi ndonjë gjë të madhe, edhe pse realisht presioni për fitore ishte më i madh te Lushnja.
Ende pa pikë dhe me lojë të dobët, Lushnja ishte shtëpiake në këtë sfidë dhe duket qartë që larg Lushnjës nuk ka ndonjë forcë të madhe sulmuese.

E shtunë, më 23 shtator, ora 14:00

Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier

LUSHNJA – KAMZA    0-0

Lushnja: Spaho, Ruço, Xhafa, Marku, Mone, Branica, Gava, Papa (Taullau 88′), Shkulaku (Magani 74′), Pepa (Canka 25′), Sefa. Trajner: Artan Bano

Kamza: Halilaj, Frashëri (Ymeraj 85′), Fushtar, Kuqi, Neziri, Arrabal, Zefi (Rezi 67′), Imeri (Mumajesi 43′), Fukui, Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Kartonë të verdhë: Pepa 13′

Arbitra: Kridens Meta, Rejdi Zaimi,Redian Dobruna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *