Mediat spanjolle tregojnë të gjitha rastet me UEFA-n: Nga Skënderbeu te tragjedia në “Heysel Stadium”

Dënimi që UEFA i ka vendosur Manchester City-t, me 2 vite largim nga Europa dhe një gjobë financiare, rëndon së tepërmi për skuadrën angleze. Pavarësisht se çështja nuk është ende e mbyllur përfundimisht, trajneri Guardiola nis të përgatis valixhet, po ashtu si edhe yjet e njohura të kësaj skuadre.

Arsyeja lidhet me mos respektimin e “Fair Play Financiar”, duke detyruar qeverinë më të lartë të futbollit në Europë, për të mbërritur në një vendim të tillë. Një gjë e tillë pritej të ndodhte duke parë shkeljet që ka bërë Manchester City, megjithëse dyshimet ishin vetëm kur bazoheshim mbi skuadrën për të cilën flitet.

Mediat spanjolle i kanë dhënë një jehonë të madhe rasteve kur UEFA ka dënuar skuadrat. Ndër to përmendet edhe rasti i Skënderbeut, që u largua për 10 vite nga Europë, megjithëse pritet edhe përgjigja vendimtare nga shkalla e fundit e drejtësisë.

Por në histori, rastet janë të shumta. Në vitin 1985 tragjedia e ndodhur në “Heysel Stadium”, ku pati viktima në përleshjen gjatë ndeshjes Liverpul-Juventus, detyroi UEFA-n që të nxirrte nga Europa për pesë vjet të gjitha klubet angleze.

Partizani i Beogradit e humbi të drejtën për të luajtur në “Champions League” gjatë sezonit 2014-2015 për shkak të borxheve të papaguara. Ndërsa në vitin 2010 një tjetër vendim përjashtues erdhi nga UEFA për Mallorcan, që ishte në prag të falimentimit. E këtu nuk mund të lihet pa përmendur sanksioni që mori Juventusi në skandalin e “Calciopolit”, duke humbur Skudetot e marra në sezonet 2004/2005 dhe 2005/2006. Këtyre rasteve do t’i shtohet edhe Manchester City, që pavarësisht se e ka çuar çështje në KAS, ka pak shpresa për ndryshim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *