Mediat italiane lëshojnë “bombën”, Higuain drejt një tjetër klubi të Serie A

0

Gonzalo Higuain vendosi të linte Italinë pas plot 6 vitesh, ku kaloi në Angli te Çelsi. Gjithsesi, aventura e argjentinasit nuk ka shkuar ashtu siç pritej, pasi blutë po hasin jo pak probleme në Premier League.

Një problem më vete është edhe dënimi që londinezët kanë marrë, ku nuk do të jenë aktiv dy merkatot e ardhshme për sa i përket blerjeve.
Ky fakt, sjell edhe rikthimin e Higuain te Juventus, pasi “El Pipita” është i huazuar me të drejtë blerje në “Stamford Bridge”. Sipas gjasave, 31-vjeçari po shtyrton destinacion e ardhshëm dhe duket se Italia mund të jetë përsëri e ardhmja e tij.

Siç raportohet nga lajmet e fundit në mediat italiane, Roma është futur në garë për shërbimet e Higuain dhe me sa duket do të bisedojë me drejtuesit bardhezinj. Klubi verdhekuq, gjithashtu është përmendur që kërkon të ketë si trajner për sezonin e ardhshëm, Mauricio Sarrin.
Nëse diçka e tillë do të ndodhte, padyshim kalimi i sulmuesit argjentinas në Romë do të thjeshtësohej akoma më shumë. Gjithsesi, ajo që dihet e sigurt, është se merkatoja e verës do të jetë shumë e nxehtë në kryeqytet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.