Mediat italiane “fundosin” Hysajn, por i kuqi nuk ishte

Dje nisi Seria A dhe nuk pati surpriza për sa u përket rezultateve: fituan Juventusi e Napoli, pa probleme.

Megjithatë, lajmi i ditës ishte debutimi i teknologjisë VAR, që i dha një penallti Kaliarit në Torino. Arbitri Mareska u konsultua me monitorin jashtë fushe për të vendosur në akordimin e një penalltie pas faullit të Aleks Sandros ndaj kroatit Çop. Vendimi ishte plotësisht i drejtë, sipas ekspertit të gjykimit Graciano Çezari, i cili për SportMediaset vlerëson se faulli i Aleks Sandros ishte i dukshëm.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të ditës, Napoli fitoi pa shumë vuajtje, por ra në sy kartoni i kuq në dëm të Hysajt, shoqëruar me penallti për Veronën, afër fundit të takimit. Ai episod ka bërë që vlerësimi për Hysajn të ishte minimal, me notën më të ulët nga skuadra e Napolit dhe kritika ndaj mbrojtësit shqiptar, i cili në pjesën e dytë e uli ndjeshëm ritmin.

Megjithatë, Çezari analizon pamjet e penalltisë dhe nxjerr të pafajshëm Hysajn: “Arbitri vendos për penallti dhe karton të kuq direkt. Megjithatë, Besa tërheq fanellën e Hysajt i pari. Me përdorimin e VAR-it arbitri do të duhej ta ndryshonte vendimin e tij”.

Gjithsesi, arbitri Fabri nuk u konsultua fare me VAR-in.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *