Mediat franceze e thonë hapur: Nëse Franca paraqitet dobët e kanë justifikimin gati

Ndeshja e të dielës ka marrë një vëmendje mjaft të madhe në Francë pasi kampionët e botës kërkojnë me doemos t’i mbyllin në vendin e parë kualifikueset e Euro 2020. Turqia nga ana tjetër luan me Andorrën, duke shpresuar që Franca të ndalet ne “Air Albania Stadium” për të qenë ajo në krye të klasifikimit. Në këto kushte gjelat kanë vetëm një synim, fitoren bindëse. Aq sa edhe një presion vjen nga  mediat franceze që tashmë kanë dalë në të njetin konkuluzion duke mos e parë ndeshjen e së dielës thjesht si një vizitë turistike.

Franca erdhi nga bora në diel. Kushtet atmosferike në vendi perëndimor nuk kanë qenë favorizuese duke u përballur me një të ftohtë gati gati ekstrem. Aq më tëpër që ndryshimi i klimës në pak ditë duke ardhur edhe nga transferta me Moldavinë frikson paksa francezët. E nëse të besuarit e Deschamp dështojnë në ndeshjen ndaj Shqipërisë, justifikimi është gati. Është ky fakti që konfirmohet nga mediat franceze duke nxitur një farë presioni se lojtarët dhe trajneri nuk duhet ta mendojnë temperaturën e ngrohtë në Tiranë.

Për ta fitorja është detyrim, pa lënë në tavolinë rezultat tjetër. Por Deschamp i është trembur ndeshjes së fundit pasi në “Elbasan Arena”, Ergys Kaçe i rikujton se kuqezinjtë mund të kthehen në problem. Ndërsa Reja dhe ekipi shqiptar nuk ka çfarë të humbas më tepër duke synuar inimalisht një paraqitje dhe lojë të bukur. Çdo pikë e fituar në “Air Albania Stadium” është  e çmuar  moralisht, ndryshe ng aFranca që mbetet me ide më qarta për kreun e grupit H./Sport Ekspres/