Mediat franceze e quajnë të kryer, Bajerni “siguron” kampionin e Botës

0

Lukas Hernandez është thuajse një lojtar i Bajernit. Këtë gjë e kanë raportuar ditën e sotme mediat franceze, të cilat janë të sigurta që mbrojtësi do të jetë pjesë e bavarezëve duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Sipas “footmercato”, drejtuesit nga Mynihu kanë paguar gjysëm e klauzolës së francezit të Atletikos, që konsiston në shumën e 40 milionë eurove. Pjesa tjetër do të depozitohet në arkat e klubit spanjoll në fund të sezonit, kur edhe Lukas do të kalojë në Gjermani.

Një përforcim me mjaft peshë i Bajernit, pasi 23-vjeçari shihet si një ndër mbrojtësit më të mirë, teksa mjafton të kujtojmë faktin që u kurorëzua kampion Bote me Francën e tij vitin e shkuar, duke qenë një pikë kyçe e prapavijës së “gjelave”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.