Media në Francë kujtojnë gafën e bërë: Do të na e vërshëllejnë himnin tonë në Tiranë?

Ajo gafë e bërë nga ana e Francës përpara nisjes së takimit të parë kundër Shqipërisë, e mbyllur në shifrat 4-1, ishte e teperët. Pavarësisht se gabimet janë njerëzore, të përsëritura në atë mënyrë ku pasi ishte vendosur një tjetër himn dhe iu kërkua falje tifozëve armenë në vend të shqiptarëve, irritimi ishte tej mase i madh.

“Sport.fr” i kthehet kësaj çështje, për t’i paraprirë asaj që mund të ndodhi sot në mbrëmje. “Ju keni treguar amatorizëm. Nuk do ta bëjmë çështje shtetërore dhe nuk do të diskutohet nga ne. Atë moment ishte më shumë të befasuar sesa të tronditur. Në nivelin diplomatik dhe për përkrahsit tanë ishte një mungesë respekti”, u shpreh mbrojtësi i Kombëtares, Veseli.

Pyetja që në fund media franceze shtron është disi retorike: “A duhet të presim që ta shohim himnin tonë duke u vërshëllëyer në Tiranë?”. /Sport Ekspres/