Media angleze ironizon Xhakën: Granit vetëm nga emri, në fushë asnjë copëz shkëmb

Xhaka është cilësuar si një nga lojtarët më të talentuar me origjinë shqiptare, por tifozat e Arsenalit janë mësuar duke parë performancë madhështore dhe për fat të keq ato të Granitit nuk kanë qenë të tilla.

Media e famshme angleze ”METRO” shprehet se: ”Nuk të duhet të jesh shqiptar për të kuptuar emrin Granit, ashtu siç tingëllon, “granite”. Megjithatë në mesfushë nuk ia ka dalë të jetë asnjë copëz e vogël shkëmbi.” Gjithashtu ka nxjerrë edhe dy arsye kryesore, se përse Granit Xhaka nuk duhet të bëhet kurrsesi kapiteni i topcinjëve, ndërsa ka pasur gjithmonë diskutime në lidhje me këtë çështje.

1.Fansat do të revoltohen
Në Angli e dinë të gjithë që kritikat për klubin nuk kanë efekt tek tifozët e Arsenalit, të cilët e mbështesin skuadrën në cfarëdo situate, por jo në rastin e Granit Xhakës. Performancat e dobëta të shqiptarit kanë shkaktuar pakënaqësi tek tifozat, që tashmë e cilësojnë atë thjesht si një dështak.

2.Kapiteni … i pankinës
Graniti ka dështuar të jetë pjesë e formacionit për shumë ndeshje më radhë, kundër fjalëve të trajnerit Emery, i cili vazhdojnë të thojë në media se për të është një nga lojtarët më të rëndësishëm. Roli i kapitenit ditët e sotme i jepet dikujt që shihet si shtylla e ekipit, por Xhaka nuk është një i tillë per ekipin e Arsenalit.