Më shumë se një vit pa gol, Vajushi kthehet me një perlë

0

Armando Vajushi ka vuajtur shumë, ka pritur gjatë që të rigjejë formën e vet më të mirë dhe sot ka festuar me të drejtë, të paktën në aspektin personal.

Pro Verçeli u mund 4-3 në një ndeshje spektakolare në Terni, por Vajushi shënoi një gol spektakolar kur ndeshja ishte 4-1 dhe i hapi rrugën në minutën e 67-të përmbysjes së tentuar, por që nuk u konkretizua dot.

Fantazisti shkodran, i cili është në sezonin e dytë në Verçeli, u aktivizua në pjesën e dytë dhe shfrytëzoi më së miri një kros të ardhur nga këndi, duke goditur fluturimthi e duke shënuar.

Goli i parë pas një viti e tre muajsh, sepse vjet në shtator Vajushi gjente golin dhe që atëherë errësirë. Këtë sezon Vajushi ka luajtur thuajse 600 minuta në kampionat dhe në moshën 26-vjeçare, ka ende shumë për të dhënë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image