Më shumë se një futbollist, gjesti i Mesit do t’u habisë

Nëse jeni ndër ata pak njerëz që për çfarëdolloj arsyeje nuk keni një mendim pozitiv për Leo Mesin, me shumë gjasa kjo histori do t’ua ndryshojë mendjen.

Një intervistë e ish-futbollistit kolumbian Fabian Vargas ka nxjerrë në dritë një veprim të admirueshëm të bërë nga pleshti.

Duhet të kthehemi pas në kohë, në vitin 2010. Vargas luante me Almerian dhe Kolumbia po merrte veten nga një fatkeqësi natyror. Një sezon shirash i pazakontë rezultoi fatal për jetën e 300 kolumbianë. Përmbytjet që gllabëruan gjithë vendin lanë 1.5 milionë vetë të pastrehë dhe sollën një dëm kolosal prej 6 miliardë dollarësh.

Vargas mendoi një ide gjeniale për të mbledhur fonde në ndihmë të bashkatdhetarëve të tij. Në një intervistë për “El Pais”, ish-futbollisti tregoi bisedën që ai dhe “pleshti” patën në tunelet e “Camp Nou” para zhvillimit të një ndeshje.

“Po përgatisja një fushatë për mbledhje fondesh për të prekurit nga përmbytjet në Kolumbi. Përfitova nga fakti që luanim kundër Barcelonës dhe i shkova t’i flisja Mesit para ndeshjes. I kërkova nëse mund të më jepte fanellën e tij, por edhe atë të Ksavit dhe Iniestës, i shpjegova që të tre bluzat do vendoseshin në ankand dhe të ardhurat do shkonin për të prekurit nga tragjedia. Ai më tha: Po patjetër, do të jap dhe të tjera”.

“Megjithatë, u futëm në lojë dhe u turpëruam. Barcelona na mundi  8 – 0. Isha aq i nevrikos pas ndeshjes saqë harrova bisedën për fanellat. Shkova më pas në dhomat e zhveshjes kur pak minuta më vonë, përgjegjësi  i bazës materiale, më thotë me një zë të hutuar: Hej Mesi është jashtë derës dhe të kërkon ty.

“Dola jashtë dhe ai kishte kishte një çantë me vete. Më tha: Kaq mund të të sjell. Brenda secilës ishte fanella e tij sëbashku me atë të Ksavit, Iniestës, Dani Alvesh, Pike dhe Pyjol. S’do ja harroj kurrë këtë veprim. Prandaj shpresoj që të vazhdojë të thyejë çdo rekord të mundshëm”, përfundoi kolumbiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *