Më shumë se 100 milionë euro në vit, shifra që përfiton Bayerni nga Audi si sponsor

Bayerni dhe Audi kanë rënë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre 17 vjeçar deri në vitin 2029. Kontrata e tyre aktuale skadon në mesin e vitit 2025, por të dyja palët kanë vendosur që ta zgjasin edhe për 4 vite të tjera. Sipas asaj që raporton “Bild” marrëveshja është firmosur për shifrën e 500 milionë eurove, që përkthehet ndryshe në 15 milionë euro më shumë në vit krahasuar me më parë.

Gjithashtu kemi të bëjmë edhe në një zgjerim të përmbajtjes së këtij bashkëpunimi, ku fokusi kryesor do të jenë kalimi në energji elektrike si dhe marketingu inovativ. Nga kjo përfitojnë edhe futbollistët e ekipit të parë të Bayernit, të cilët këtë vit do të pajisen secili me nga një automjet Audi e-tron tërësisht elektrik.

Lidhur me këtë rinovim ka folur edhe Alexander Seitz, i cili është anëtar i bordit të Audi AG për financat, Kinën dhe çështjet ligjore. Ky i fundit ka thënë se numri i lartë i fansave të klubit bavarez veçanërisht në Kinë është një mundësi e mirë për tregun e kompanisë.

“Bashkëpinimi me Bayernin, një nga klubet më të mira në botë me 650 milionë tifozë në mbarë botën dhe 153 milionë tifozë vetëm në Kinë, hap mundësi të reja marketing, veçanërisht n Kinë, që është edhe rritja më e rëndësishme në tregun e Audit”, ka thëë Alexander Seitz./Sport Ekspres/