Më shumë në spitale se në fushë, Januzaj: Po të isha me Koronavirus? Do i fusja topin mes këmbëve

Pandemia Covid-19 ka marrë përmasa të mëdha dhe ka bërë që gjithë Europa të futet në izolim, ndërsa të shumtë janë ata që kanë nisur të frikësohen prej këtij virusi që po lë pas viktima në çdo shtet. Por në këtë grup nuk përfshihet Adnan Januzaj. Futbollisti me origjinë shqiptare nuk duket të jetë i frikësuar nga Koronavirusi, teksa e kalon me humor këtë situatë.

Në një video live në rrjetin social “Instagram”, që po kthehet si një burim informacioni këto ditë karantinimi, lojtari i Real Sociedadit së bashku me shokun e ekipit Alex Remiro u janë përgjigjur pyetjeve të shumta nga ndjekësit e tyre. E një prej kureshtjeve drejtuar Januzajt ishte se si do të reagonte nëse do të ishte i prekur me Koronavirus. “Me siguri do i fusja topin mes këmbëve”, ishte përgjigja e dalë prej sulmuesit të Real Sociedad, duke shkaktuar të qeshura. Megjithëse në këto kohë gjen më shumë njerëz në spitale se në fushat e blerta, Januzaj ka zjgedhur ta marrë me sportivitet gjithë situatën e krijuar./Sport Ekspres/