“Më quani Tribala, por mos më krahasoni me Mesin”

“Joya” është i lumtur për suksesin, por ka një mesazh: “Unë jam Paulo, dua të fitoj trofetë e mi dhe s’dua të jem kopja e askujt”

Dibala, tripleta e dytë në transfertë me Juventusin. Tetë gola në katër ndeshje. i lumtur? Më shumë se kaq. “Dy kisha shënuar në Argjentinë dhe dy tani edhe në Itali. Pinsoljo (portieri i dytë) më kishte thënë që do shënoja tripletë dhe prandaj shkova për ta përqafuar. Edhe vëllai im ma kish thënë”.

JO SI LEO – Nga depresioni i “Camp Nou”-t në “Mapei Stadium”. Dhe krahasimet me Leo Mesin nisin të dalin sërish në pah. “Unë jam vetja ime, krahasimet me Mesin nuk më pëlqejnë, por askush nuk ka mundur të bëjë atë që ka bërë ai. Dhe atë që po bën aktualisht ai. Unë nuk dua të jem ai, dua të shënoj golat e mi, të fitoj trofetë e mi. Shpresoj që Pinsoljo të më japë këshilla të tjera”. Tani kanë nisur të thërrasin një tjetër emër. Tribala. “Tribala? Ju e dini si doni të më thërrisni, por jo Mesi”.

BESIMI – Më pas ai ka vijuar: “Jam shumë i kënaqur, doja të shënoja një gol, po erdhë tre të tillë për të vazhduar të çoja te fitorja skuadrën dhe të shkoja më lart. Numri dhjetë më sjell fat? Shpresoj të vazhdoj kështu me numrin 10, skuadra më jep besim por edhe komplimente. Dhe trajneri, sigurisht, që më lë të luaj ku të dua. Gola të rëndësishëm sepse vuajtëm? Skuadra luan mirë. 2-0 na ka bërë mirë, pastaj erdhi edhe goli i Sasuolos dhe te rezultati 3-1 kemi mbyllur mirë  ndeshjen. Mbrëmja e Barcelonës? Harruam menjëherë se çfarë na ndodhi, pas 0-3 menduam për ndeshjen me Sasuolon. Duhet të vazhdojmë të fitojmë për të bërë më të mirën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *