“Më pyesin miqtë, pse nuk përfaqëson një shtet tjetër?”! Nuri Seferi me krenari: Nuk bëra kompromis me flamurin shqiptar

0

Nga Klaudio Ndreca

Nuri Seferi është një nga ato figura të boksit dhe sportit që do të mbesë në historinë e Shqipërisë. Vite më parë kemi pasur mbrëmje pa gjumë për të pritur daljen në ring të këtij luftëtari, që na përfaqësonte denjësisht në arenat më prestigjoze të Europës.

Me zemrën e luanit dhe duke dhënë gjithçka në ring, pa e menduar gjatë përfundimin. Thirrjet e shumë shqiptarëve që e ndiqnin dhe këngët patriotike e ndiznin më tepër, me adrenalinën e përshkruar në trup që ka shkaktuar jo pak “knock-out” për kundërshtarët. Së fundmi është Seferi që në këto ditë të izolimit, sheh mbrapa në karrierë dhe e thotë me krenari: “Ia dola, nuk hoqa dorë kurrë”.

Një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe kur i ofruan shuma të çmendura parash për të përfaqësuar një shtet tjetër. Kishin zgjedhur personin e gabuar, pasi boksieri në fjalë i përket atyre personave që japin gjithçka për atdheun. Aktualisht Seferi vazhdon të bëj punën që di më mirë, duke matur forcat në arenë, ndërsa në reflektimin e tij veçohen fjalët domethënëse: ‘Nuk bëra kurrë kompromis për të hequr dorë nga flamuri shqiptar”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.