“Më prishet qetësia”, Mesi ndalon fluturimet mbi shtëpinë e tij

0

A mund të kufizohet hapësira ajrore për një aeroport për shkak se kështu dëshiron një banor, të cilit i prishet qetësia? Nuk ka shans, apo jo? Në fakt, nëse banori është një njeri i thjeshtë si ne, “të vdekshmit e zakonshëm”, askush nuk e merr parasysh kërkesën që mund të bëhet, por kur kërkon një si Leo Mesi…

Në periferi të Barcelonës, në qytezën Gava, është kufizuar fluturimi me avionë, dhe kjo për shkak se aty banon Mesi. Lajmi raportohet nga La Vanguardia, që ka folur me presidentin e kompanisë së fluturimeve Vueling, Havier Sançez-Prieto.

Ai ka sqaruar se një ndër arsyet e pengimit të punimeve për zgjerimin e aeroportit të Barcelonës është se “nuk mund të kalohet ku jeton Mesi”. Ylli argjentinas, duke shfrytëzuar disa hapësira ligjore, ka penguar fluturimet mbi shtëpinë e tij. “Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës”, shton Sançez-Prieto, i cili shton se beteja ligjore vazhdon, sepse aeroporti ka marrë leje për shtimin e pistave, por jo të korridoreve ajrore shtesë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.