“Me plumba si sapuni dhe higjena”, flet Sulejman Starova: Ky armik! Edhe në 1997, nuk ngelëm pa futboll

Sulejman Starova ka folur për gjendjen e fundit në vend, ku Shqipëria ashtu si edhe e gjitha Europa është e prekur nga Koronavirusi. Fatmirësisht në vendin tonë kemi më pak të infektuar se gjetkë, por situata mbetet shqetësuese dhe aktivitetet normale të jetës janë ndalur.

Në një lidhje direkte me “Supersport”, i është drejtuar Koronavirusit si një armik që i ka bërë Shqipërisë më keq edhe se në 1997.

“Jemi në arrest shtëpie, që ky armik të vdes. Plumbat tonë janë sapuni dhe higjeni. Kjo luftë bëri që të rrimë pa futboll. Edhe në 1997, kur u dorëzua shteti, nuk kemi ngelur pa futboll. Nuk kishim parë prej 300 vitesh kështu, në arrest shtëpie”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *