“Më pëlqen, por…nga larg”! Besar Musolli tregon: Kam pasur ofertë nga Partizani, ndoshta iki në Kosovë

Besar Musolli ka treguar disa nga prapaskenat gjatë kohëve të fundit ndërsa është pjesë prej shumë vitesh te Kukësi. Në një lidhje për “Fan Zone” mesfushori është shprehur se ka pasur disa interesime dhe oferta, konkretisht nga Partizani. Teksa e shfaq pëlqimin për këtë skuadër, shprehet se nuk e sheh të mundur kalimin te ky ekip. Pra e tipit: “Më pëlqen…por nga larg”. Sa i përket të ardhmes, Musolli lë të hapur një rikthim në Kosovë për ta mbyllur atje karrierën.

“Unë kam pasur disa interesime, por edhe oferta nga Partizani. Por nuk e shoh të mundur një kalim në këtë skuadër, megjithëse më pëlqen. Sa i përket të ardhmes, nuk e di ende. Ndoshta kthehem edhe në Kosovë për të vazhduar atje. Tani po vazhdojmë me Kukësin dhe shpresojmë te gabimet e kundërshtarit dhe një formë shumë e mira e jona, pasi asgjë nuk është e pamundur”, tha Musolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *