Më parë pranonte edhe humbjen në tavolinë, kreu i klubit spanjoll zbulon planin e UEFA-s për ndeshjen me Interin

0

Getafe do të jetë kundërshtari i radhës për Interin në Europa League, ndeshje e cila tashmë do të luhet në muajin gusht, ndryshe nga ç’ishte planifikuar më parë. Ndërkohë në muajin mars, kur nisi edhe pandemia e Covid-19, presidenti i klubit spanjoll do të shprehej hapur se nuk do të zbriste në fushë nëë “San Siro” për shkak të frikës nga Koronavirusi, duke pranuar më mirë një humbje 3-0 në tavolinë apo edhe eleminimin nga gara.

Por tashmë dy muaj më vonë situata po ndryshon dhe Angel Torres zbulon edhe planin e UEFA-s për kompeticionin Europa League. Kreu i Getafes shprehet se takimi me zikaltrit do të luhet në 2 ose 3 gusht, ndërsa  kthimi 4 ditë më vonë. E nëse nuk do të jetë e mundur të luhet në “San Siro“, atëherë ka edhe një plan B, që sfida të zërë vend në një fushë neutrale.

“Udhëtimi në Itali duhet të zërë vend në 2 ose 3 gusht, ndërsa kthimi në datën 6 ose 7 në Spanjë. Në rast se nuk do të jetë e mundur të luhet në San Siro dhe në Alfonso Perez, atëherë ndeshjet do të luhen në një fushë neutral. UEFA ka nevojë të riorganizojë kompeticionet me garat e mbetura”, është shprehur presidenti i Getafes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.