Më në fund zhbllokohet Llullaku

0

Është dashur java e tretë e kampionatit kazak, që Azdren Llullaku më në fund të gjejë golin dhe skuadra e tij FC Astana të gjejë fitoren e parë sezonale.

Sot Astana mposhti 3-1 Akzhaikun në fushën e vet dhe Llullaku shënoi golin e dytë të takimit, në minutën e 13-të, me një parabël të bukur me të majtën.

Një gol i çmuar për sulmuesin e kombëtares sonë, i cili është reklamuar si një blerje e madhe dhe të gjithë presin shumë prej tij, ndaj 3 ndeshje pa gol e pa fitore mes Superkupës e kampionatit ishin shumë për kampionët në fuqi të Kazakistanit, që sot janë kthyer në rrugën e duhur, edhe falë ndihmës së Llullakut, i cili duket një garanci më shumë për De Biazin, sepse edhe Sadiku e Cikalleshi kanë shënuar kohët e fundit dhe vetëm Bekim Balaj e ka nisur pa gol pjesën e dytë të sezonit, duke humbur edhe një 11-metërsh për Terekun.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here