Më në fund zgjohemi, Abazaj e Durmishaj “pushtojnë” Islandën

0

Pikërisht kur nuk pritej, Shqipëria U-21 ringjallet dhe arrin një fitore të bukur, 3-2 në Islandë.

Luanim përballë një kombëtareje që këto vitet e fundit ka shkëlqyer në nivel Shpresash, ndërsa ne kishim vetëm një pikë në dy ndeshjet e para dhe goli na ishte bërë makth.

Nuk shënuam në dy ndeshjet e para, shënuam 3 gola sot, në një ndeshje mjaft të bukur.

Ishte dita e Kristal Abazajt, i cili bëri lëmsh krahun e majtë të mbrojtjes islandeze me depërtimet e tij fantastike.

Në fund të pjesës së parë islandezët shënuan në një rrëmujë në zonë, por në shtesë Abazaj barazoi me një gjuajtje të bukur diagonale, duke mposhtur portierin vendas.

Në pjesën e dytë vazhdoi shfaqja e Abazajt, i cili gjeti edhe golin e dytë në minutën e 65-të, sërish në kundërsulm nga krahu i djathtë.

Islandezët na sikletosën në lojën në ajër dhe barazuan në minutën e 71-të, por Durmishaj shënoi një supergol në minutën e 74-t, krijuar sërish nga një depërtim fantastik në krahun e djathtë.

Islandë-Shqipëri          2-3

Shënues: 45′ Andreson, 71′ Einarson / 45’+1′, 65′ Abazaj, 74′ Durmishaj

Islanda: Olafson, Andreson, Sampsted, A. Gudmundson, Fridjonson, Einarson, H. Gudmundson, Fridrikson, Haraldson, Sigurgeirson (74′ Torsteinson), Karlson (63′ Ragnarson).

Trajner: E. Sverrison

Shqipëria: Selmani, Ceka, Maloku, Toli, Tafa, Ramadani (88′ Krymi), Doka, Laçi (Mustafa 90’+4), Ndoj, Abazaj (77′ Çekiçi), Durmishaj.

Trajner: A Bushi

Kartonë të verdhë: Fridjonson 63′, Andreson 85′ / Doka 59’, Ceka 70’, Durmishaj 75’, Ndoj 83’

Gjyqtar: Pol MekLoulin (Irlandë)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here