Më në fund sinjal pozitiv për futbollin! Rama tregon kur do kthehet normaliteti në Shqipëri: Me rregulla dhe në plazh

Edi Rama është duke folur në emisionin “Open”, për të treguar më tepër se kur do të rikthehet normaliteti në Shqipëri. Deri tani shifrat e të infektuarve dhe që kanë humbur jetën deri tani në vendin tonë, fatmirësisht janë më të vogla sesa në shtete të tjera. Por ashtu siç edhe pritej në fakt, në Shqipëri me kalimin e ditëve do të nisin edhe masat lehtësuese.

Nuk do të pritet ajo që keni dëgjuar deri tani, që të ketë 0 raste të infektuarisht për 20 ditë me rrallë, për të mposhtur Koronavirusin. Me këtë të fundit do të mësohemi që të bashkëjetojmë, pasi do të rri gjatë dhe nuk ka ndërmend të iki kaq shpejt. Por këto masa lehtësuese përkëthehen edhe një sinjal të mirë për futbollin dhe rinisjen e stërvitjeve(me rregulla të forta), megjithëse ka dyshime shumë të forta nëse do të luhet më me tifozë.

“Atëherë objektivi ynë është që në fundin e majit të jemi më shumë të lehtësuar dhe të dalim. Javën tjetër ne do të lehtësojmë pak dhe do të rrisim masat kufizuese. Vetëm kështu për të garantuar se e keqja kaloi, por nuk ka ikur akoma dhe nuk do luajmë. Ne tani duhet të mësohemi edhe të bashkëjetojmë me armikun. Jemi duke përgatitur edhe një plan për hapjen e restoranteve dhe lokaleve, por me rregulla. Nëse do kthehemi dhe hapemi në maj, do të jetë kryevepra për t’u varur në kornizë.

Njëri më pyeti dhe nëse do të ketë plazh. Unë mendoj se po, do të kemi, por jo plazh si bënim më parë. Jemi duke parë edhe këtë gjë, por do të ketë rregulla edhe aty për të mos u infektuar dhe për të shpëtuar”, tha Rama. /Klaudio Ndreca-Sport Ekspres/