Më në fund qetësi për Josën, Prishtina mund Gjilanin

Skuadra e Prishtinës është rikthyer te fitorja pas dy barazime radhazi. Kryeqytetasit mundën në shtëpi Gjilanin falë golit të Diar Miftarajt në minutën e 80-të të takimit. Ky tri pikësh vlen shumë për trajnerin Mirel Josa, i cili në takimin e mëparshëm u bë shënjestër fyerjesh nga disa tifozë.

Në fundjavë Prishtina udhëton drejt Gjilanit për t’u përballur me Dritën, ku Josa do të ndeshet me një mik të vjetër si ish-trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, i cili para pak ditësh u emërua në postin e trajnerit te skuadra kampione në fuqi e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *