Më në fund paqe, Interi shpëton nga “fshikullimat” e UEFA-s

0

Gjatë dekadës së fundit, klub i Interit ka qenë një ndër “viktimat” e preferuara të UEFA-s përsa i përket rregullave të “Financial Fair Play”. Nëse për emra si PSG dhe Mançester Siti është hedhur bërë sy qorr, kjo gjë nuk ka ndodhur për zikaltrit.

Për vite me radhë zikaltrit janë detyruar të durojnë penalizimet e UEFA-s. Një talent si Mateo Kovaçiç u iku nga duart për shkak të presionit të UEFA-s, ndërsa nu kanë munguar as sforcimet në Europa League dhe Champions League, ku janë detyruar të lënë jashtë listës së të regjistruarve të paktën katër lojtarë kyç të skuadrës si Galjardini, Zhoao Mario dhe Dalbert.

Megjithatë, duket se vuajtjet e Interit po shkojnë drejt fundit. Ditën e sotme UEFA bëri të ditur me anë të një komunikate zyrtare se Inter, Fenerbahçe dhe dhe Astana, kanë plotësuar me përpikëri marrëveshjet (settlement agreements) e vendosura midis institucionit dhe klubeve, çka do të thotë se tani Interi nuk do të ketë më asnjë penalitet gjatë pjesëmarrjes në eventet evropiane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.