Më në fund ka akord, Rabiot zgjedh ekipin e ri

0

Adrien Rabiot vazhdon të stërvitet fort, pavarësisht se prej dy muajsh nuk zbret në fushat e blerta. Mesfushori i rezistoi presionit të klubit për të rinovuar dhe në verë do të largohet nga kryeqyteti francez me parametra zero. Diçka e tillë ka sjellë “përjashtimin” e tij nga skuadra, por lojtari vazhdon të besojë se Tomas Tuhel mund të vendosë t’ia japë një shans në vazhdim.

Në Francë janë të sigurt për të ardhmen e lojtarit dhe “Le Parisien” raporton se Rabiot do të transferohet te Barcelona në fund të sezonit. Mesfushori ka arritur akordin me drejtuesit e klubit katalanas dhe mungon vetëm firma në kontratë. Kohëzgjatja e kontratës, rroga e lojtarit dhe bonuset janë përcaktuar të gjitha dhe ka dakordësi mes palëve.

Ai pritet të marrë rolin e Ivan Rakitiç, me kroatin që është gjithnjë e më larg Barcelonës. Por, nënkampioni i botës është një nga të preferuarit e Ernesto Valverdes dhe rinovimi i kontratës së trajnerit mund ta ndikojë në qëndrimin e 30-vjeçarit në ekip.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.