“Më mirë të pësoj pesë gola se sa të luaj me lojtarët arrogantë që ka Anglia!”

Anglia shkatërroi me shifrat 5-1 Malin e Zi në transfertë, në një sfidë që pati shumë tensione, si midis lojtarëve, ashtu edhe në shkallët e stadiumit për shkak të racizmit. Tashmë, kur kanë kaluar disa ditë nga ndeshja, mbrojtësi malazez, Stafan Saviç ka folur për një episod gjatë takimit, duke i shtuar akoma më shumë polemikat.

Lojtari i Atletikos së Madridit, ka shpërthyer ndaj Xhordan Henderson, duke e akuzuar këtë të fundit si një njeri mosrespektues. Saviç flet për një episod të ndodhur gjatë ndeshjes, ku Henderson u kap me Vukçeviç dhe në diskutimin mes tyre, me ironi anglezi iu drejtua malazezit, duke i thënë se do t’i jepte fanellën në fund të ndeshjes.

“Ishte diçka e shëmtuar dhe mungesë e theksuar respekti. I thashë që ishte aq i mirë sa të mos reagonte në atë mënyrë. Ne jemi krenar dhe do zgjidhja përsëri të luaja me këtë ekip dhe të pësoja pesë gola, se sa të luaja për Anglinë me lojtarë arrogantë.”

Moment nga tensioni mes Henderson dhe Vukçeviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *