“Më mirë të më kishin goditur me thikë!”

0

Debutimi i hidhur, Gatuzo: Nuk e prisja kurrë ta pësonim ashtu. Por, djemtë duhet vetëm t’i falënderoj për atë që kanë dhënë

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka folur pas barazimit të kuqezinjve ndaj Beneventos së vendit të fundit. Ish-mesfushori i njohur ka kritikuar skuadrën e tij, ndërkohë që golin në minutën e fundit e ka cilësuar si një thikë. “Ky barazim dhemb shumë. Do të ishte më mirë një thike së ky gol. Të bën keq një gol i pësuar në një mënyrë të tillë, pasi vuajtëm shumë në 15 minutat e fundit dhe pësuam golin e befasishëm. Nuk e prisja kurrë që të pësonim një gol në minutën e fundit dhe për më tepër nga portieri kundërshtar.

Dua të falënderoj djemtë për mënyrën se si kanë punuar gjatë kësaj jave, për shpirtin që kanë shfaqur në fushë. Sigurisht mund të bënim më mirë, por kam parë shpirt sakrifice nga djemtë. Jemi Milani dhe duhet të bëjmë diçka më shumë, kjo nuk mjafton. Duhet të kuptojmë se si mund të marrim më të mirë nga këta futbollistë për karakteristikat e tyre. Ishte bankina e parë për mua në skuadrën që kam luajtur për shumë vite. në nivelin mental shpresoj që e arritëm fitoren, por në fund vjen një gabim i Abates. Jam nxehur me arbitrin  pak para faullit për një faull të Kaliniç, i cili nuk ishte. Tani jemi këtu, për të lëpirë plagët”, u shpreh Gatuzo.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image