“Me Milanin e veshtirë ketë vit”, Sarri i frikësohet kuqezinjve: Nuk kemi garantuar asgjë, gjithçka e hapur

Juventus-Milan do të jetë ndeshja e parë që do të rikthejë emocionet e futbollit Italian. Të dyja ekipet do të zbresin në fushë të premten, ku do të vendoset edhe finalisti i parë i Kupës së Italisë. Ndeshja e parë në “San Siro” ka përfunduar në shifrat 1-1 dhe nuk e bind aspak trajnerin Sarri. Kreu i pankinës bardhezi ka folur për “Sky Sports” mbi ndeshjen e radhës, ku nuk e fsheh frikën ndaj Milanit, që sipas tij këtë sezon i ka vënë shumë në vështirës.

“Fillimi me Kupën e Italisë? Unë mendoj se kemi fat që të luajmë për tre qëllime të në kohë të ndryshme, mund të na lejojë të përqendrojmë motivimet në një objektiv në një kohë. Mund të jetë e rëndësishme dhe e dobishme. Ndeshjet kundër Milanit këtë vit kanë qenë të gjitha e vështirë, si në kampionat, ashtu edhe në kupë. Rezultati i ndeshjes së parë nuk na garanton asgjë, por pezullimi më bën të mendoj se ata do të luajnë me një njëmbëdhjetëshe konkurruese. Është një ndeshje me rezultat ende shumë të hapur”, ka thënë Sarri./Halir Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *