Me këngë e “Mato lale”/ Humori dhe festa te Tirana! Osmani do të puthë Kobinan, Torrasa bën gjeste me bananen

Një festë e çmendur ishte në dhomat e zhveshjes së Tiranës, ashtu si edhe në fakt ishte edhe vetë përballja në “Air Albania”. Bardheblutë arritën të përmbysnin në 2 minuta Kukësin, duke e kthyer rezultatin nga 1-0 në 1-2.

Pas këtij triumfi të arritur, Tirana merr kryesimin e Superiores, duke u larguar me 2 pikë nga verilindorët. Përveç festës së madhe, nuk ka nga munguar edhe humori te kryeqytetasit. Osmani ka bërë shaka me heroin e golit të dytë, Kobinan, duke kërkuar që “t’i jap një puthje” për pikët e marra falë tij. Nga ana tjetër, Torrasa që e dërgoi topin në rrjetë, shfrenohet edhe më tepër duke bërë gjeste me një banane. Në këngën e “Matolale” që i dedikohet Tiranës, zhurma dhe jehona e gëzimit nga njëri krahë i dhomës së zhveshjes, i ka dërguar edhe më të mërzitur kuksianët në shtëpi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *