Më i miri ndaj Tiranës, Malota: Do e shtyjmë pa sulmues deri në janar, mos harroni nga erdhëm

Renato Malota ishte futbollisti më i mirë në përballjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, e përfunduar në barazimin 0-0. Madje në minutat e fundit të ndeshjes do të shpëtonte edhe një gol të bardhebluve, pasi një kaosi të krijuar në zonën e shkodranëve.

Kur pyetet mbi qëllimet dhe objektivat e klubit në “Supersport”, Malota qendron me këmbë në tokë dhe shprehet se nuk duhet të harrohet se nga vjen Vllaznia. “Ne nuk duhet të harrojmë se nga vijmë, pasi ishim në Kategorinë e Parë. Më shumë se gjysma e lojtarëve na ka ardhur në verë. Si objektiv duhet të kemi mbijetesën, pastaj të shohim Europën, pasi është hap i madh. Na mungon një sulmues pykë dhe do të mundohemi ta shtyjmë kështu deri në janar”, ka thënë Malota. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *