Më i miri i shtatorit, Hazard merr çmimin nga Premier League

0

Eden Hazard është shpallur Lojtari i Muajit për shtatorin në Premier League, duke u vlerësuar për rendimentin fantastik që ka pasur në ndeshjet e fundit të Çelsit.

Belgu la pas në votim Rahim Sterling, Xhejms Madison  Uilli Boli, Aleksandre Lakazet dhe Gylfi Sigurdson. Muajin e shkuar çmimin e fitoi sulmuesi i Totenhemit Lukas Moura.

Statistikat e mesfushorit ofensiv janë mbresëlënëse, sepse në 4 ndeshje kompletoi 267 pasime, shënoi 6 gola e dha një asist, gjuajti 15 herë dhe krijoi 14 raste goli.

TRAJNERI I MUAJIT – Trajneri i Ulvërhemptonit Nuno Espirito është shpallur Trajneri i Muajit në Premier League, duke lënë pas Klop, Guardiola e Emeri. Ulvs sapo është ngjitur në Premier dhe ka shkëlqyer  edhe pse në verë afroi shumë lojtarë dhe nuk pritej ta niste kaq mbarë.

 

GOLI I MUAJIT – Një gol në fundin e një takimi të rëndësishëm, duke evituar humbjen, vlen gjithnjë dyfish, por kur është edhe i veçantë, atëherë ndërkohë me çmimin Goli i Muajit. Për shtatorin këtë nder e ka pasur Daniel Starixh, i cili i dha një pikë Liverpulit ndaj Çelsit më 29 shtator, me një gol fantastik në fundin e takimit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.