Më i miri i Serisë A luan te Benevento, gol çdo 40 minuta!

Benevento ka rënë me kohë nga Seria A, por këtë sezon ka fituar admirimin e të gjithëve për faktin se nuk është dorëzuar asnjëherë. Pas muajsh të tërë disfatash, pikën e parë ia mori Milanit, ndërsa më pas nisi të fitonte dhe për pak ëndërroi futjen në garë për mbijetesë. Në janar klubi afroi disa lojtarë me eksperiencë dhe shumë gjëra ndryshuan për mirë, por goditja e madhe e klubit debutues quhet Sheik Diabate, një futbollist që zbarkoi pa e vënë re askush në Serinë A, por tashmë ka bërë që të gjithë të kthejnë sytë nga ai dhe te Benevento të qajnë faktin që nuk e zbuluan më herët.

Në fakt, gjiganti i mirë në Mali nuk është anonim: është 29 vjeç, luan me kombëtaren e Malit, ka luajtur për shumë vite n Ligën 1 franceze sidomos në Bordo, por edhe pak kohë në Turqi, tek Osmanplispori. Pikërisht klubi turk e ka ende në pronësi dhe e ka huazuar te Benevento, aty ku Diabate ka habitur Italinë, me një rendiment më të lartë se Higuain, Dibala, Ikardi e Xheko.

Kundër Sasuolos dje shënoi dy gola, i dha pikën e parë jashtë fushe Beneventos këtë sezon: tre dygolësha në tre ndeshjet e fundit, një çmenduri – i fundit që e kishte bërë ishtë Dario Hybner në tetor 2001! Shtatë gola në 6 ndeshje (me vetëm 10 gjuajtje në kuadrat), një gol çdo 40 minuta, numra kampioni. Diabate ka rilindur në Itali, pas një dëmtimi të rëndë, ndoshta Osmanlispori i Cikalleshit është penduar rëndë që nuk i dha besim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *