Më i miri i nëntorit, Hidi: Skënderbeu, më i vështirë se Partizani

Isli Hidi është përzgjedhur lojtari i muajit nëntor, ndërkohë që durrsakët po përgatiten për ndeshjen e radhës me Partizanin në shtëpi. “Është një ndeshje e veçantë për ne, pasi luajmë me kryesuesit. Do jetë takim i luftuar dhe shpresoj të japim më të mirën. Mbështetja e publikut? Tifozët durrsakë duhet të vijnë, janë një mbështetje e madhe për ne. Besoj se në këtë takim do të jenë në stadium”, është shprehur portieri i Teutës për “RTSH Sport”.

I pyetur mbi ekipin që i ka hapur më shumë punë durrsakëve, “gardiani” ka shtuar:  “Skënderbeu na ka vënë në vështirësi më shumë, edhe pse Partizani na mundi me rezultat më të thellë prej gabimeve tona. Shpresoj të mos bëjmë ato gabime”.

“Çmimi i dhënë? Është kënaqësi, jam i kënaqur për këtë vlerësim. Po më shumë jam i kënaqur me rezultatet e skuadrës. Shpresoj të vazhdojmë kështu”, përfundon Hidi deklaratën e tij.

BILETAT – Teuta do bëjë çmos të mposhtë Partizanin të dielën dhe t’i afrohet të kuqve me tre pikë. Në Durrës kanë nisur të ëndërrojnë për titullin kampion dhe thirrjet ndaj tifozëve për mbështetje kanë qenë të shumta. Së fundmi kompania Blinibileta.com ka publikuar çmimet e biletave për takimin Teuta-Partizani dhe ato variojnë nga 200 lekë, në 500 lekë.

ÇMIMET E BILETAVE, TEUTA-PARTIZANI
(E diel, më 8 dhjetor, ora 17:00)

Tribuna A&B – 500 Lekë
Tribuna A1 & B1 – 300 Lekë
Tribunat C, E – 200 Lekë
Tribuna D (Miqtë) – 300 Lekë
SHITJA: Biletat në shitje nga nesër pranë biletarisë së stadiumit në Durrës

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/728732074163535/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *