Më i fortë dhe më i shpejtë se në mars, “bishën” Kristiano Ronaldo nuk e ndal as pandemia

Ndërprerja nga pandemia nuk e ka prekur aspak Kristiano Ronaldon. Futbollistët priteshin të ndikoheshin dukshëm nga periudha e gjatë e izolimit, por me yllin portugez rezulton e kundërta. Sulmuesi i Juventusit i është nënshtruar testit fizik dhe të dhënat janë të habitshme, pasi rezultojnë më të larta se sa para ndërprerjes së kampionatit.

Kështu sipas “Tuttosport“, Ronaldo gëzon një formë më të mirë, teksa rikthimi e gjen më të fortë dhe më të shpejtë. Lajme këto që shtojnë buzëqeshjen dhe këzojnë bardhezinjtë, por nga ana tjetër shtojnë problemet te klubet kundërshtare. Jo të gjithë futbollistët janë të nivelit të 5 herë fituesit të Topit të Artë dhe përballja me të në kushtet kur kanë humbur shumë nga ndërprerja do i vërë në pozita të vështira.

Ndoshta në verë duhet të përgatitemi për një shpërthim të Ronaldos, që gjithmonë surprizon me fizikun e tij, pavarësisht moshës. Stërvitjet e palodhura në Madeira në palestrën e tij personale po japin shpërblimin e duhur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *