“Më hidh te ujqërit, do kthehem duke udhëhequr tufën”! Tirana e mundi Skënderbeun edhe me një video motivuese

Nga Klaudio Ndreca

Tirana arriti që të përmbyste edhe një tjetër takim në Superiore, teksa mundi Skënderbeun në shifrat 1-2. Korçarët kaluan të parët në avantazh me golin e Mensah, por dopieta e realizuar nga ana e Ngosë i ka dhënë tre pikët bardhebluve.

Ky kampionat që po kryesohet prej disa kohësh nga ana e kryeqytetasve duket sikur nuk do e ketë kurrë një fund. Të detyruar për të fituar në çdo takim dhe duke mos qenë asnjë në qetësi ku të tolerohet hapi i gabuar.

Për këtë arsye përpara ndeshjes me Skënderbeun, Egbo me klubin e Tiranës kanë zgjedhur që t’i tregojnë lojtarëve një video motivuese të përshtatur me pamjet nga ndeshjet e tyre. “Fitorja është mentalitet, kurrë mos u dorëzo, shikoje kundërshtarin në sy dhe vëzhgo frikën e tij që ka nga përballja me ty”, janë vetëm disa pjesë të shkëputura për të ngritur edhe më tepër moralisht futbollistët e Tiranës, pa harruar edhe shprehjen kuptimplotë: “Nëse më hedh te ujqërit, duhet të dish që do të kthehem duke udhëhequr tufën”. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/kftirana.al/videos/592185268338955/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *