“Më frikëson fakti që do të luajë Mesi”, në Argjentinë habiten të gjithë!

0

Kombëtarja e Argjentinës do ta nisë sot rrugëtimin e saj në Copa America, teksa do të luajë përballë Kolumbisë, një kundërshtar mjaft i fortë.

Në Grupin B bëjnë pjesë gjithashtu edhe Paraguaji dhe Katari. Në prag të sfidës së sotme, që do të luhet në mesnatë, ka folur edhe menaxheri i përgjithshëm i Kombëtares së Argjentinës.
Sezar Menoti ka deklaruar se e frikëson fakti që do të luajë Mesi, pasi e sheh kapitenin shumë të lodhur, sidomos nga ana emocionale. Sipas Menotit, Mesi ka shumë përgjegjësi gjatë gjithë vitit dhe kjo ndikon shumë emocionalisht për të.

“Më frikëson fakti që Mesi do të luajë, pasi ai është shumë i lodhur. E shoh të lodhur emocionalisht, mes Champions League dhe detyrimeve që ka në Kombëtare. Ka jashtëzakonisht shumë obligime, që kanë një bagazh emocional shumë të madh dhe për më tepër shumë përgjegjësi në këmbët e tij.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.