“Më falni që ju zgjova, thjesht po shkoja në punë”, “i çmenduri” Leclerc shëtit në qytet me Ferrarin e Formula 1

0

Banorët e Maranello-s janë detyruar të zgjohen herët ditën e sotme dhe për këtë është siguruar Leclerc. Piloti i Formula 1 ka ngarë makinën e re Ferrari të 2020-ës, me të cilën do të garojë në pistë në garën e ardhshme.  Zhurma e një motorri të një Ferrari SF1000 nuk është ajo që njerëzit duan të dëgjojnë në orët e para të mëngjesit dhe këtë duket se e di mjaft mirë edhe Leclerc, i cili në postimin e tij në “Twitter” shkruan: “Mirëmëngjes Maranello! Më falni nëse ju zgjova këtë mëngjes, thjesht po shkoja në punë”. Më tej garuesi nga Monako është shprehur tejet i kënaqur për rikthimin e Formula 1 dhe për ndjesinë që mori nga shëtitja me “kokëkuqen” e tij rrugëve të Maranello-s.

“Mua normalisht nuk më pëlqen të ngrihem herët, por këtë mëngjes ka pasur një arsye të shkëlqyeshme për ta bërë këtë. Ndoshta u zgjuan disa njerëz, por ishte mirë të kalosh nëpër rrugët e Maranello me SF1000. Ishte emocionuese të kthehesha në makinë sot, veçanërisht në një rrugë kaq të veçantë. Të qenurit përsëri në makinë u ndje sikur kthehesh përsëri në shtëpi. Më dukej një mënyrë argëtuese për të thënë se ne jemi të gatshëm të rikthehemi në rrugën e duhur. Tani nuk mund të pres që të drejtoj SF1000 në Austri”, ka thënë Charles Leclerc./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.