Më e bukura/ Çfarë dedikimi nga portieri i Serisë A: Gjyshërit më tregojnë si i mbijetuan luftës, dua t’i tregoj fëmijëve për Koronavirusin

Në një kohë kur të gjithë i ka kapur paniku dhe kaosi ka kaluar në jetën e çdo personi në Itali, portieri i Serisë A vjen me mesazhin më të bukur. Matia Perin ka postuar në rrjetin e tij social një foto e gjyshërit e vetë, ku shpreh edhe sensibilizim me gjendjen e shkaktuar nga Koronavirusi.

Njerëzit janë të detyruar të izolohen në shtëpitë e tyre dhe kjo nuk është aspak e lehtë për askën, por ish-portieri i Juventusit tregon se gjyshërit e tij i mbijetuan luftës dhe kjo falë ndryshimit drastik të mënyrës së tyre të jetesës. E njëjta rrugë sipas tij duhet të ndiqet nga të gjithë në mënyrë që një ditë të kenë mundësinë t’u tregojnë fëmijëve të tyre se si kanë shpëtuar nga kjo situatë.

“Gjyshërit e mi i mbijetuan luftës dhe që nga ajo kohë më treguan për vështirësitë dhe ndryshimet e jashtëzakonshme në zakonet e tyre, të cilat i pësuan në mënyrë drastike nga dita në ditë. Gjëja që më ka bërë përshtypje më së shumti është kënaqësia e tyre për të treguar se si dolën jashtë, si mbijetuan. Mund ta lexoni në sytë e tyre.

Ata dolën me qartësi, me kokëfortësi, me atë karakter që ne italianët nxjerrim në vështirësitë e mëdha. Duke qenë të bashkuar, duke ndihmuar njëri-tjetrin, të vetëdijshëm, ashtu si ndodhi me gjyshërit tanë, se do të ishte mirë t’u themi fëmijëve tanë kur të rriten, si kemi dalë nga kjo rrethanë, e cila nuk është një luftë por një sidoqoftë mbetet një garë për lirinë. Duke shpresuar që fëmijët tanë do të bëhen të fortë dhe të vetëdijshëm se sa e bukur është të jesh italian”, ka shkruar Matia Perin./Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Sono sopravvissuti alla guerra, i miei nonni. E di quel periodo mi hanno raccontato le incredibili difficoltà e i cambiamenti di abitudini che hanno subito drasticamente da un giorno all’altro. La cosa che più mi è rimasta impressa è la loro soddisfazione nel raccontare come ne sono usciti, come sono sopravvissuti. Glielo si legge negli occhi. Ne sono usciti con lucidità, con caparbietà, con quel carattere che noi italiani tiriamo fuori nelle grandi difficoltà. Stando uniti, aiutandoci l’un l’altro, consapevoli, proprio com’è accaduto ai nostri nonni, che sarà bello raccontare ai nostri figli quando saranno grandi, di come siamo usciti da questa circostanza, che non è una guerra ma comunque una corsa alla libertà. Sperando che anche i nostri figli diventino forti e consapevoli di quanto sia bello essere italiani. #forzaitalia??

A post shared by Mattia Perin (@mattiaperin) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *