“Me dyer të mbyllura? Nuk është keq“, Humels sheh anën pozitive: Me stadium plot nuk flet dot as 10 metra larg

Bundesliga ishte e para nga kampionatet elitare europiane që u rikthyer në fushën e lojës për të mbyllur sezonin e lënë përgjysmë. Megjithatë stadiumet do të jenë të boshatisura, duke bërë që të humbasë edhe shumë nga bukuria e një ndeshjeje futbolli.

Atmosfera e krijuar nga tifozët i jep një tjetër hijeshi përballjeve dhe shërben edhe si një shtysë më tepër të t’i dhënë forcën dhe motovimin e duhur lojtarëve. Shumica e futbollistëve nuk e pëlqejnë ftohtësinë e dyerve të mbyllura, por Humels shikon anën tjetër të medaljes, duke u shprehur se tashmë mund të dëgjojë qartë udhëzimet nga trajneri, gjë që më parë nuk ishte e mundur.

“Të luash pas dyerve të mbyllura nuk është aq keq. Me tribunat e boshatisura mund të japësh dhe të marrësh më shumë udhëzime, mund të dëgjosh më mirë fjalët e trajnerit nga stoli. Kur stadiumi është plot, është e vështirë të komunikosh, qoftë edhe 10 metra larg“, është shprehur Mats Humels./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *