“Më duan Partizani e Kukësi”, sulmuesi akord me klubin kroat

Festim Alidema, që prej janarit kërkohej me ngulm nga shumë klube. Sulmuesi anësor i Llapit, me formën e treguar në IPKO Superliga tërhoqi vëmendjen edhe të klubeve të Superiores, me Kukësin e Partizanin që tentuan ta merrnin. Gjithsesi për të duhej paguar dhe aty u stepën.

“Kam shumë oferta. Janë klubet si: Partizani, Prishtina, Drita, Feronikeli, Kukësi, Shkëndija, por njëherë i kam refuzuar dhe jam i interesuar për ofertat e klubeve më të mëdha evropiane”, tregonte Alidema para pak kohësh në “Gazetaolle.com”.

Së fundmi raportohet se ai do ta vijojë karrierën në Kroaci. Osijeku ka qenë një nga klubet e lakuara, por duket se Alidema ka arritur akordin me Slaven Belupo. “Insporti.com” në Kosovë raporton se sulmuesi po pret të pajiset me vizë dhe të udhëtojë drejt Kroacisë, për të nënshkruar kontratën me klubin e tij të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *