“Më besoni mua, nuk largohem”/ Dyfytyrësia e hapur e Susos, tani përplaset me Milanin

“Më pëlqen shumë Milani. Mund ta kisha lënë këtë skuadër për 2 vite rresht dhe nuk e bëra. Mbeta këtu sepse doja të qendroja. Tifozëve i them: “Më besoni”. Kjo ishte deklarata e Susos vetëm pak javë më parë dhe tashmë qendrimi i këtij futbollisti ka ndryshuar tërësisht.

Me ardhjen e Piolit te kuqezinjtë, futbollisti në fjalë shihet si alternativë e dytë. Nuk ka ndërmend të qendrojë më gjatë i heshtur dhe “dashuria e madhe” për klubin shuhet papritur. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Suso ka kërkuar largimin e menjëhershëm. Milani po sheh ofertat më të mira për të dhe me shumë gjasa do të shkojë te Roma, ndërsa edhe Sevilja mbetet në garë. /Sport Ekspres/