“Me atë ishte sikur flinim bashkë”, Berbatov zbulon partnerin perfekt në sulm: Jashtë fushe nuk këmbenim asnjë fjalë

Dimitar Berbatov ka bërë një karrierë mjaft të mirë, teksa ka arritur që gjatë kohës kur ishte futbollist të mbante veshur edhe fanellën e gjigantëve anglez, Manchester United. Në një intervistë për “Goal”, lojtari bullgar ka folur për periudhën kur ende nuk kishte varur këpucët në gozhdë, duke zbulur edhe partnerin perfekt në lojë. Berbatov ka ndarë vijën e sulmit me emra të mëdhenj si Rooney, apo Keane, por gjithsesi një kimi mbreslënëse shprehet ta ketë pasur me një lojtar jo shumë të njohur. Bëhet fjalë për França, me të cilin ka luajtur në radhët e Bayern Leverkusen. Berbatov tregon se pavarësisht se nuk komunikonin fare me njëri tjetrin, në zonën e rrepëtësisë kuptoheshin më së miri. Madje thotë se ngjante sikur flinin së bashku.

“Te Leverkusen kisha një marrëdhënie të jashtëzakonshme me një djalë të quajtur França. Bashkë kemi shënuar shumë gola. Shkatërruam edhe Bayern Munich 4-1 gjatë një sezoni, ku shënuam nga dy herë secili. Ai nuk fliste as anglisht dhe as gjermanisht, keshtu që jashtë fushe nuk këmbenim asnjë fjalë. Sinqerisht asnjë. Unë e shihja si stërvitej dhe lunate, si dhe e njëjta gjë vlente për të. Kur vinim këmbët në fushë ishte sikur flinim së bashku! E shijoja vërtet të luaja me atë djalë. E pabesushme. Nuk ishte aspak egoist. Kur isha unë në një pozicion më të mirë më jepte gjithnjë topin, ndërsa kur i jepja unë topin ai shënonte“, ka thënë Berbatov./Sport Ekspres/