Mbyllja e stadiumit, reagon Bylisi: Tifozët asnjë shashkë, keni pamjet!

0

Erjon Saliu

Pas dënimit të Disiplinës, mjaft të ashpër sipas ballshiotëve, ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqe. Ballshiotët thonë, se delegati e vëzhguesi, kanë bërë gafë, madje nuk ka ndodhur që të ketë hedhur asnjë mjet ndezës nga tifozët. E aq më tepër që të jetë ndërprerë ndeshja. Sipas klubit, në reagim, këkrohet që të shihen pamjte, ku sipas mallkastriotëve, është harruar që të dënohet anësori Denis Rexha që ka ofenduar tifozët. Jo vetëm kaq, por ndeshja është tramsetuar dhe nuk ka pasur për asnjë moment ndërprerej, përjashto rastin kur portieri Rizvani u dëmtua rëndë, por që delegati, vëzhguesi e gjyqtari katërt, nuk morën as mundimin që ta shihin nga afër gjendjen e tij, para se të nisej me auto-ambulancë për në spital!

Reagimi i Bylisit – “Ndodh që edhe kur feston dënohesh, por vetëm për Ballshin. Disiplina, dje ka dënuar klubin tonë për hedhjen e fishekzjarrëve, por ato nuk janë mjete plasëse, të cilat i shikojmë rëndom në fushat e Superiores dhe disa e kalojnë “pa u lagur” sepse janë të përkëdhelura e disa dënohen me gjoba minimale. Por, ne e pësojmë sepse nuk na duan dhe këtë e dinë i madh e i vogël, prej vitesh?! Po si mund të dënohen tifozët, madje jepet një vendim i arsyetuar se tifozët kanë hedhur mjete ndezëse duke shkaktuar ndërprerje të lojës?! Kur u ndërpre loja? Sepse ndeshja u transmetua direkt dhe nuk u pa asnjë ndërprerje për shkak fishekzjarrësh apo incident tifozësh. Madje, fishek zjarret, janë hedhur pa filluar ndeshja!  Madje, e vetmja ndërprerje, ka ndodhur kur u rrezikua jeta e Bledian Rizvanit dhe delegati Bujar Pregja, vëzhguesi Pajtim Aliko apo dhe gjyqtari i katërt Albano Stolaj, qëndruan indiferent edhe në këtë moment! Madje, as duke shkuar afër “gardianit” në ato momente jetike, kur tërë stadiumi e shqiptarët që po ndiqnin atë ndeshje mbajtën frymën!  Madje edhe ata tifozë lushnjarë, erdhën si miq, ndenjën si miq dhe ikën si miq dhe i përgëzojmë për qëndrimin e tyre korrekt apo sensibilizimin në rasti e dëmtimit të portierit tonë gjatë dhe në fund të sfidës! Ky është skandal dhe klubi ynë, do të përgatisë dosjen e plotë dhe me pamje filmike, sepse të drejtat tona nuk nëpërkëmben “ditën për diell”! Fishek zjarre para ndeshjeve ka edhe në Kukës, Laç, Tiranë, Vlorë, Korçë, Fier, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gjirokastër, Sarandë…! Por vetëm Bylisi dënohet! Ky është skandal dhe këtu nuk bëhet fjalë për paaftësi sepse ka edhe dashakeqësi. Pse nuk e dënoni Denis Rexhën që shante tifozët ballshiotë, apo Arbër Monen që shante nga tribuna si dhe Alban Byzhytin që në sytë e gjyqtarit Stolaj, gjyqtarit të katërt apo dhe delegatit e vëzhguesit ofendoi trajnerin Mërgjyshi? Po këto, pse nuk i shkruani, apo ju mbaroi boja e stilolapsit dhe dilnit jashtë premtimit tuaj?! Mos i bëni “pis” tifozët ballshiotë, ata nuk hodhën asnjë mjet ndezës dhe loja nuk u ndërpre asnjëherë. Pamjet e TVSH-së flasin qartë! Forca Bylis”, është deklarata për media e ballshiotëve dje në faqen e tyre zyrtare!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image