“Mbyllim llogaritë në Izrael, ja kush më impresionoi te Laçi”

Trajneri i Hapoel Ber Shevës, Barak Bakhar ka folur në përfundim të takimit ndaj Laçit për “sportekspres.com”. Tekniku izraelit u shpreh i kënaqur më barazimin 1-1, ndërsa nuk i kurseu fjalët e mira për disa nga lojtarët e skuadrës shqiptare. Në lidhje me kualifikimin ai theksoi se tani është në duart e tyre, pasi në shtëpi sa herë që luajnë synojnë të fitojnë.

A jeni i kënaqur me lojën dhe rezultatin?
-Pak a shumë. Jam i gëzuar që arritëm të shënonim golin, pasi e meritonim me gjithë ato raste që krijuam. Kishim përballë një skuadër shumë të fortë, sidomos në kundërsulm dhe goditje standarde. Ata na shënuan që në fillim të lojës, kjo na e bëri shumë të vështirë, por është një rezultat i mirë. Tani duhet mbyllim llogaritë në ndeshjen në shtëpi. Nuk e prisja të pësonim gol pas vetëm dy minutash, por ky është futbolli, mund të shënosh e të pësosh. E dimë që kishim përballë një skuadër shumë agresive.

A ka Laçi lojtarë interesant për skuadrën tuaj?
-Unë kam një skuadër me shumë lojtarë cilësorë. Megjithatë, sigurisht që ata kanë një skuadër shumë të mirë, sidomos sulmuesi, Xhixha më duket se quhet. Gjithashtu lojtari me numrin 9 (Nuabueze) ishte shumë i rrezikshëm, ose numri 7 (Berisha) që u fut si zëvendësues. Talente shumë të mirë, besoj se në të ardhmen mund të jenë pjesë e një klubi të madh.

Sa të favorizuar ndiheni për ndeshjen e kthimit?
Tani rezultati është në favorin tonë. Laçit i duhet të shënojë, por kur ne luajmë në shtëpi synojmë të fitojmë çdo ndeshje.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *