Mbyllet transferimi surprizë, Betis rrëmben yllin francez

Nabil Fekir një vit më parë, por edhe këtë merkato kishte kërkesa të shumta nga klube gjigante të Evropës. Liverpul ishte një prej të interesuarve për të. Por zgjedhja e francezit është shumë surprizë për të gjithë. Ai do të transferohet te Real Betis. Klubi andaluzian ka gjetur akordin me Lionin, që nuk ka shumë krah të ngrejë çmimin e lojtarit sepse kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Sipas medieve franceze, Fekir do të transferohet ne Sevilje për 25 milionë euro. Një çmim “monstruoz”, duke parë që vlera e tij në merkato është plot 65 milionë euro. 26-vjeçari është një nga yjet e mëdhenj të këtij brezi të artë francez.

Është rritur te Lioni dhe largohet pas gjashtë vitesh nga ndeshja e parë si profesionist në klubin francez. Dilemë është se ku e kishin mendjen klubet e mëdha këtë merkato. Interi po jep 80 milionë për Lukakun, ndërkohë që mund të kapte një “okazion” të madh me Fekir. E çuditshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *